12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

MASH: Nxënësit e 15 shkollave të mesme do të miqësohen me nxënësit e shkollave partnere nga Ballkani Perëndimor përmes Projektit Super Shkollat

Pesëmbëdhjetë shkolla të mesme nga Maqedonia janë të përfshira në zbatimin e ciklit të ri të Projektit të Shkëmbimit të Super Shkollave për Ballkanin Perëndimor, së bashku me shkollat e tyre partnere nga rajoni. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke i uruar pjesëmarrësit e manifestimit në të cilin u prezantuan projektet e shpërblyera për këtë vit shkollor, theksoi se krijimi i lidhjeve të forta ndërmjet shkollave të mesme në rajon, promovon idenë fisnike të komunitetit mes të rinjve, inkurajon ata të shkatërrojnë paragjykimet, duke i zëvendësuar ato me besim dhe duke ndërtuar partneritet me ata që janë të ndryshëm nga vetja.

“Nuk jam е sigurt nëse bota që ne të rriturit u ofrojmë fëmijëve dhe të rinjve për gjithë jetën është mjaftueshëm e mbushur me besim, miqësi, unitet dhe barazi. Mirëpo, këto 15 projekte tregojnë qartë se të rinjtë dinë të lidhen përkundër dallimeve të tyre dhe dinë të krijojnë mundësi për bashkëpunim jashtë sfidave”, theksoi Janevska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit