6.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

MASH: Fillon shpërndarja e librave për vitin e ardhshëm shkollor

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se është në proces dorëzimi i të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024/25.

Nga MASH thonë se procesi do të përfundojë në fillim të qershorit, në mënyrë që nxënësit të kenë në kohë tekstet e nevojshme, para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Procedura për shtypjen e teksteve të reja, ka nisur dy javë më parë dhe secila shkollë do të marrë botimin që ka kërkuar përmes një aplikacioni të posaçëm elektronik të ministrisë”.

“E zgjidhëm çështjen e teksteve të reja në mënyrë sistematike dhe afatgjatë. Në ndërkohë, Ministria e Arsimit, së bashku me institucionet tjera kompetente, do të vazhdojë të investojë në zhvillimin e kurrikulave dhe teksteve të reja, sepse ky është një nga kushtet themelore për arsim cilësor”, thonë nga MASH.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit