MASH fillon me vizitat në universitete në kuadër të debatit publik për Ligjin për Arsimin e Lartë

Shkup, 16 shkurt – Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga sot fillon me vizitat në universitetet në vend në kuadër të debatit publik për Ligjin për Arsim të Lartë.

Siç paralajmëroi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, MASH do të mbajë takim me të gjithë profesorët që dëshirojnë të marrin pjesë në debatin publik, ku do të diskutohen nenet kontestueshme.

Одговарајќи на новинарско прашање на традиционалната прослава по повод празникот Свети Трифун на Опитното поле на Факултетот за земјоделски науки и храна при Универзитетот „Св. Кирил и Методи

Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e një gazetari në kremtimin tradicional me rastin e festës së Shën Trifunit në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, tha se debati publik për Ligjin për Arsimin e Lartë ende nuk ka mbaruar dhe se Ministria pret vërejtje zyrtare nga universitetet dhe paralajmëroj se këtë javë, me marrëveshje me universitetet, Ministria do t’i vizitojë ato për debat publik.

“Debati publik nuk ka mbaruar ende, ende presim vërejtje. I marrim në ENER, i marrim edhe përmes emailit, por gjithashtu presim që universitetet zyrtarisht, në çfarëdo mënyre, të paraqesin vërejtjet e tyre të integruara, sepse pjesa nuk përsëritet. Çdo gjë që e konsiderojmë të arsyeshme do të pranohet. Çdo gjë që e konsiderojmë se mund të paraqesë problem do të diskutohet. Kjo do të thotë një takim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me të gjithë profesorët që duan të marrin pjesë në debatin publik, ku do të diskutojmë nenet e kontestueshme, dhe shoh se në pjesën më të madhe nuk ka vërejtje. Të kontestueshme mbeten disa nene për të cilat duhet të biem dakord dhe të diskutojmë”, tha Janevska.

Janevska, theksoi se Maqedonia nuk ka më kohë për rezultate mesatare dhe nën mesatare. “Theksoj, nuk kemi më kohë të luajmë me arsimin dhe shkencën. Nuk kemi kohë për rezultate mesatare dhe nën mesatare që na sjellin në këtë situatë. Duhet të ecim përpara. Ministria mbështet progresin si ligjërisht ashtu edhe financiarisht”, tha Janevska.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit