Marshi përfundoi në parkun “Gruaja luftëtare”, me fjalimet përfundimtare deri tek opinioni dhe institucionet. Nga Platforma për Barazi Gjinore thonë se për të tetin vit radhazi po marshojnë për të kujtuar se të drejtat e grave janë të rëndësishme, çdo ditë, në çdo segment të jetës. Siç thonë ata, vendosin vija të kuqe për të drejtat shëndetësore, arsimore, të punës, kulturore, politike dhe ekonomike! Sepse të gjithëve duhet të garantohen të drejta dhe mundësi të barabarta.