13.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

“Marrje në pyetje e maltretim”, kosovarët rrëfejnë për ndalimin në kufijtë e Serbisë

 

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

“Maltretim dhe lodhje”

Ndonëse thotë se nuk e preferon shumë udhëtimin me autobus, një ndryshim planesh në minutë të fundit, bëri që Mentor Berisha të merrte rrugën nga Italia për në Prizren të Kosovës, më 17 prill.

Porsa hyri në Serbi nga kufiri me Kroacinë, autobusin me të cilin po udhëtonte Berisha, e ndaloi policia kufitare serbe.

“I kanë marrë dokumentet, na kanë ndaluar dhe i kanë thënë shoferit të skajohet. Kemi pritur ndoshta gjysmë ore, ose një orë dhe kanë filluar të interesohen shoferët. Ata kanë thënë se është urdhër nga lart”, thotë Berisha.

Ai thotë se, më pas, autoritetet serbe filluan t’i përzgjidhnin njerëz për t’i marrë në pyetje, por Berisha qëndroi në autobus.

“Ka qenë një lloj maltretimi, ka qenë një lodhje e jashtëzakonshme”, thotë Berisha duke përshkruar pritjen pothuajse 12 orëshe në pikën kufitare.

Berisha, 39 vjeç, i tha Radios Evropa e Lirë se vetëm gjatë ndalesës së tij ka parë dhjetëra autobusë në kufi dhe rreth “një mijë njerëz” të ndaluar.

“Fatmirësisht, ishte një sikur lokal i vogël, që ka pasur ujë dhe kafe, por dikur mbaruan edhe ato. Për fëmijë dhe pleq ishte shumë e vështirë”, thotë Bajrami.

Shumë rrugë tokësore që lidhin udhëtarët nga Kosova me vendet evropiane përshkojnë Serbinë.

Linjat dhe oraret e udhëtimit nëpër këto destinacione janë shtuar sidomos pas 1 janarit të vitit 2024, kur kosovarëve iu hoq regjimi i vizave për shumë vende evropiane.

Në lidhje me ndalimin e udhëtarëve kosovarë si dhe pjesëtarëve policorë të Kosovës, pati reagime nga krerët e shtetit si dhe nga ndërkombëtarët.

Në një reagim dhënë Radios Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit i ka bërë thirrje Serbisë të vetëpërmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe tha se pret lirimin e menjëhershëm të zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

“Ndalimet arbitrare apo padrejtësisht të gjata, posaçërisht nëse cak i tyre janë oficerët e Policisë së Kosovës, do të shihen si veprime përshkallëzuese që dëmtojnë paqen dhe stabilitetin”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit më 18 prill./REL

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit