Marrin fund spekulimet, Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula kapen “mat” duke u puthur

Disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale tregojnë reperin Ledri Vula dhe këngëtaren Xhensila Myrtezaj së bashku, duke konfirmuar kështu zërat për një romancë mes tyre.

Çifti është kapur në një klub në Paris, ku shfaqen duke kërcyer dhe shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Prej disa kohësh, ka pasur thashetheme për një marrëdhënie mes tyre, veçanërisht pas ndarjeve të tyre nga ish-partnerët, Xhensila pas divorcit nga aktori Bes Kallaku dhe Ledri pas ndarjes nga Sara Hoxha.

Edhe pse asnjë nga dyshja nuk ka konfirmuar lidhjen e tyre, pamjet e bëra virale tregojnë qartë se egziston një raport dashuror mes tyre.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit