Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedonia e Veriut.
Ai do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova. Sipas njoftimeve zyrtare, në kuadër të vizitës janë paraparë takim kokë më kokë mes dy liderëve, bisedime plenare ndërmjet delegacioneve, si dhe një konferencë e përbashkët për media.
Kjo është vizita e parë e Rutte në vend që nga marrja e detyrës si sekretar i përgjithshëm i NATO-s, duke shënuar një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Aleancës.
Gjatë takimeve pritet të diskutohen çështje që lidhen me sigurinë rajonale, kontributin e vendit në misionet e NATO-s, si dhe forcimin e partneritetit strategjik.



