Besimin në procesin zgjedhor e ndërtojmë së bashku, ka porositur kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Bojan Mariçiq, duke theksuar se “vetëm të rinjtë e informuar dhe aktivë mund ta mbajnë gjallë demokracinë”. Këtë mesazh ai e dha me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, të cilën Komisioni e shënoi përmes një punëtorie edukative për nxënës të shkollave të mesme, kushtuar rëndësisë së zgjedhjeve, të drejtës së votës dhe rolit të KSHZ-së.
Në njoftim, Mariçiq thekson se punëtoria është organizuar me të rinjtë si votues të ardhshëm, me fokus në temat bazë që e përcaktojnë procesin zgjedhor dhe pjesëmarrjen demokratike. Sipas tij, edhe pse nxënësit e shkollave të mesme ende nuk kanë të drejtë vote, ata kanë një “rol kyç” në ndërtimin e vlerave demokratike përmes informimit, mendimit kritik dhe pjesëmarrjes aktive në shoqëri.
Mariçiç thekson se KSHZ mbetet e përkushtuar në forcimin e besimit në procesin zgjedhor, duke përmendur si mjete kryesore edukimin, transparencën dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët, “sidomos me të rinjtë”.
Mesazhi është se besimi nuk ndërtohet vetëm ditën e zgjedhjeve, por edhe përmes një kuptimi të vazhdueshëm të rregullave, të drejtave dhe përgjegjësive që sjell votimi.



