Bartësi i listës së Këshilltarëve nga VMRO në komunën e Gostivarit, Martin Andonovski, në një fjalim drejtuar qytetarëve, theksoi se Qeveria e udhëhequr nga partia e tij gjatë vitit të kaluar ka treguar se si pushteti qendror mund të mbështesë nivelin lokal, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, etnike apo kombëtare.
“Gostivari nuk u harrua. Kjo qeveri punon për secilin prej nesh,” nënvizoi Andonovski.
Ai prezantoi prioritetet për të cilat VMRO-DPMNE do të angazhohet në bashkëpunim me qeverinë qendrore, duke përfshirë:
- qytet më të pastër,
- rrugë të sigurta,
- ujë të sigurt,
- infrastrukturë moderne dhe
- më shumë hapësira publike për të gjithë qytetarët.
“Ne kemi plan dhe program për t’i zgjidhur këto çështje. Prandaj kërkojmë mbështetjen tuaj. Gostivari meriton më shumë. Ju ftoj të bëjmë zgjedhjen e duhur, për vendin tuaj, për të ardhmen tuaj,” tha Andonovski.