Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tha se në Kosovë ka rritje të lehtë të rasteve me kollën e keqe, e njohur ndryshe si Pertussis, krahasuar me vitet e fundit.
IKPSHK-ja tha se kjo sëmundje ngjitëse prek çdo moshë, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët.
“Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 1-vjeçare”, tha IKSHPK-ja.
Kjo sëmundje, që shkaktohet nga bakteri bordetella pertussis, përhapet lehtësisht nga personi në person përmes spërklave nga kollitja ose teshtitja e personit të infektuar.
Sipas IKSHP-së, simptomat zakonisht shfaqen shtatë deri në dhjetë ditë pas infektimit, por mund të shfaqen edhe deri në 21 ditë më vonë.