Manasievski: Hipokrizia e Filipçes është e madhe, pasi pasi pushoi me Zaevin në jahtin milionësh në Greqi, tani po shkon për dimër në Dubai.

Manasievski denoncon hipokrizinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se ai ka pushuar së bashku me Zoran Zaevin në një jaht milionësh në Greqi dhe tani po shkon për dimër në Dubai, ndërkohë që në Maqedoni pretendon se qytetarët jetojnë me vështirësi.

“Filipçe nuk ka vetëm një fytyrë, por disa. Njëherë tregon shqetësim për pensionistët, por dëshiron t’u heqë rritjet e pensioneve. Njëherë tregon shqetësim për të rinjtë, por partia e tij nuk bëri asgjë për ta. Tjetërherë tregon shqetësim për pacientët në shëndetësi, sikur të mos kishte qenë ministër dhe të mos kishte përfituar nga tenderët dhe anekset,” deklaroi Manasievski.

Ai shtoi se SDSM nuk ka reaguar për faktin që Filipçe ka prona në Dubai, si dhe për milionat që Zaev i ka investuar në një ndërtesë 42-katëshe në të njëjtin vend.

“Është e qartë se SDSM nuk ka interes për reforma ose për të rinovuar kadren e saj. E vetmja gjë që i shqetëson është që nuk janë në pushtet. Ne presim që në vitin 2026, kriminelë si Zoran Zaev dhe Venko Filipçe të mbajnë përgjegjësi,” përfundoi Manasievski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit