Mali i Çikës, ku deti e bora ndajnë kartolinën

Mali i Çikës në Vlorë, i mbuluar nga dëbora në ditët e para të janarit, ofron një pamje mahnitëse për turistët.

Një përvojë e veçantë natyrore, mes majës së thepisur të malit të Çikës përmbi detin Jon nga njëra anë dhe lumin e Vlorës në anën tjetër, e bëjnë këtë pikë në jug të vendit në një atraksion për të apasionuarit e natyrës, hiking, por dhe të turizmit të vëzhgimit për vizitorët vendas dhe ata të huaj.

Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale pamje të një grupi turistësh në majën e malit të Çikës.

Rama, i vlerëson imazhet si spektakolare, ndërsa shkruan: “Mali i Çikës, ku deti e bora ndajnë kartolinën”.

Maja e Çikës është një pikë e lartë e shkëputur e maleve të Kanalit Keraune në Shqipëri. Me një lartësi mbidetare prej 2044 metrash. Ajo gjendet në qytetin e Vlorës dhe përfaqëson një ndër pikat më të larta në Evropë, duke u radhitur në vendin e 85 në listën e majave më të larta të kontinentit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit