12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Macron: Evropa s’do ta braktisë kurrë Ukrainën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar të martën para Parlamentit britanik se Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën.

Thirrja e Macronit drejtuar aleatëve për të “punuar së bashku” për të “mbrojtur rendin ndërkombëtar” është pritur me duartrokitje në Pallatin e Westminsterit, raporton BBC.

Ai ka thënë se Ukraina është sulmuar “në mënyrë të paligjshme” nga Rusia, dhe se Mbretëria e Bashkuar është përgjigjur si një “aleat” i ngushtë i Ukrainës, “siç ka bërë dekada më parë me vendin e tij”, duke iu referuar mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Francën në Luftën e Dytë Botërore.

“Sa herë që Rusia e Vladimir Putinit përparon në Ukrainë, kërcënimi na afrohet të gjithëve”, është shprehur Macron.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit