0.8 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

M-NAV: Përfundoi me sukses demontimi i radarit të vjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

M-NAV informon se sot ka finalizuar me sukses punimet e mbetura për heqjen e plotë të pjesëve të mbetura të stacionit radarik të vjetër në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Sipas raportimeve të tyre, aktivitetet janë kryer në kushte mjegulle dhe vizibilitet të reduktuar. Ky periudhë është shfrytëzuar në mënyrë optimale për përfundimin e punimeve në mënyrë të sigurt, pa ndikuar në dinamikën e operacioneve ajrore.

Me këtë fazë përfundon procesi i demontimit të radarit të vjetër dhe jo funksional, një hap i nevojshëm për aktivitetet e mëtejshme që lidhen me vendosjen e pajisjeve të reja dhe moderne radarike.

M-NAV vazhdon me përkushtimin e palëkundur ndaj sigurisë dhe zhvillimit të pandërprerë të trafikut ajror, si dhe me ekzekutimin e gjitha detyrave të planifikuara në kohë dhe me profesionalizëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit