20.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Lufta në Ukrainë, Rusia njofton pushtimin e një tjetër fshati ukrainas

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka marrë nën kontroll njësinë e vendbanimit Staromaiorske në rajonin e Donetskut i cili ndodhej nën kontrollin e ushtrisë ukrainase, transmeton Anadolu.

“Njësitë Lindore të Forcave të Armatosura të Rusisë vazhdojnë përparimin në Donbas. Njësitë ushtarake çliruan vendbanimin Staromaiorske në Republikën Popullore të Donetskut”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Njësitë e mbrojtjes ajrore ruse goditën një avion luftarak Mig-29 të Forcave Ajrore të Ukrainës. Në ditën e fundit janë goditur 2 raketa kundër detare Neptun, 2 raketa HARM të prodhimit të SHBA-së, 4 Hammer të prodhimit francez dhe raketa JDAM të prodhimit amerikan, 7 raketa HIMARS dhe Uragan të prodhimit amerikan si dhe 51 mjete ajrore pa pilot të Ukrainës, theksohet në deklaratë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit