10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Lufta në Gazë, pjesë e retorikës së fushatës presidenciale në SHBA

Pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar dërgimin e disa armëve në Izrael, lufta në Gazë është bërë pjesë e retorikës së nxehtë në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara. Ish-Presidenti Donald Trump, ashtu si edhe republikanë të tjerë, ka kritikuar rivalin e tij politik, Presidentin Joe Biden, lidhur me këtë vendim të administratës.

Nagasakin me armë bërthamore. Ishte vendimi i duhur. Duhet t’i japim Izraelit bombat që i duhen për t’i dhënë fund luftës që ata duhet ta fitojnë patjetër dhe të punojmë me ta për të minimizuar viktimat”, tha Senatori Graham në një intervistë për televizionin NBC.

Me gjithë ndërprerjen e dërgimit të disa armëve, një raport i fundit i Departamentit të Shtetit për Kongresin nuk arriti ta vërtetojë përtej çdo dyshimi se Izraeli ka shkelur ligjin e SHBA-së dhe atë ndërkombëtar kur ka përdorur ndihmën ushtarake në luftën kundër Hamasit.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken u pyet në NBC nëse SHBA po shmang vënien para përgjegjësisë së aleatit të saj.

“Jo, ne nuk kemi standarde të dyfishta. Ne e trajtojmë Izraelin, një nga aleatët dhe partnerët tanë më të ngushtë, ashtu siç do të trajtonim çdo vend tjetër. Dhe kur të kemi përfundime të plota do t’i nxjerrim ato, por është shumë e vështirë ta bëjmë një gjë të tillë në mes të një lufte”, tha ai.

Senatori demokrat i krahut progresist, Bernie Sanders, i tha televizionit NBC se sipas tij, Izraeli nuk duhet të marrë asnjë qindarkë tjetër në ndihmë ushtarake nga SHBA.

“… 35,000 palestinezë të vdekur dhe 77,000 të plagosur, dy të tretat e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Nuk është kjo mënyra se si bëhet lufta nga një shoqëri e civilizuar, nëse mund të themi se ka luftë të civilizuar”, tha ai.

Presidenti Biden i cili deri tani ka qenë në gjendje të vendosë një ekuilibër mes përpjekjes së tij për t’u rizgjedhur dhe detyrave të tij zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, pritet të përballet këtë javë me sfida të reja nga republikanët në Kongres lidhur me ndalimin e dërgimit të disa armëve në Izrael.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit