1.8 C
Skopje
Tuesday, December 2, 2025

LSDM: Udhëheqja dhe të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv dhanë dorëheqje

E gjithë udhëheqja dhe të gjithë anëtarët e Bordit Ekzekutiv të LSDM-së sonte dhanë dorëheqje pasi këtë ua kërkoi kryetari i partisë, Venko Filipçe. Dorëheqje dhanë nënkryetarja Fani Karanfilova-Panovska, nënkryetarët Kaja Shukova, Kristina Kostova, Metodija Ilievski dhe Ana Çupeska, si dhe sekretari i përgjithshëm Aleksandar Dimitrijevikj.

“Dorëheqjet janë dorëzuar te Këshilli Qendror i partisë dhe te kryetari Filipçe, i cili e udhëheq procesin e reformave të brendshme në LSDM. Me këtë hap të përgjegjshëm dhe moral, udhëheqja e LSDM-së hapi hapësirë për një kapitull të ri. Vijon një periudhë e freskimit dhe forcimit kadrovik, përfshirja e njerëzve të rinj, riorganizim, mobilizim i brendshëm, për forcë dhe energji të re të LSDM-së”, thonë nga LSDM.

Nga partia opozitare shtojnë se në njërën nga seancat e ardhshme të Këshillit Qendror, kryetari Filipçe do të propozojë zgjedhjen e anëtarëve të organeve të partisë, ndërsa për funksionet do të zgjidhen personalitetet më kompetente.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit