Drejtësia në vend po varroset – gjyqësori dhe prokuroria po vihen nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Mickoskit dhe VMRO-së, reagon LSDM-ja.
Nga LSDM akuzojnë se VMROe ndërruan prokurorin publik për të vendosur një prokuror nën kontrollin e tyre.
“Publikisht, në televizion, Mickoski eliminoi kandidaten e pavarur Ristovska, edhe pse ajo mori maksimumin 10 nga 10 pikë nga Këshilli i Prokurorëve Publikë. Mickoski vendos vetë dhe zgjedh vetë një prokuror. Gruaja e një kryetari bashkie nga VMRO është emëruar anëtare e Këshillit Gjyqësor, këshilltare e Mickoskit në Gjykatën Kushtetuese, zëdhënësja e qeverisë i njeh vendimet e gjykatës për çështjet e papërfunduara, dhe nga foltorja parlamentare kryeministri u jep detyra prokurorëve se si të punojnë.
Paralelisht, po zhvillohet një fushatë për të diskredituar rastet e PSP-së, me qëllim fshirjen e përgjegjësisë së zyrtarëve të tyre. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë reagim ndaj tenderëve kriminalë të shpallur nga Ekipi Antikorrupsion i LSDM-së. Kanë kaluar më shumë se 80 ditë që nga raporti i parë në KSHPK, mbi 80 ditë asgjë, heshtje.
Nuk ka asnjë reagim as nga prokuroria dhe as nga policia financiare. Nuk ka asnjë përgjigje për 161 tendera për kompaninë familjare të Tomovskit, 51 tendera për “Pyramid Building”, 74 tendera për “Lendi Group”, 9 milionë euro për një kompani me dy punonjës, 1.2 milionë euro tendera përmes Postës për një kompani afër ZNAM. Të gjithë heshtin. E njëjta matricë nga koha e Nikolla Gruevskit, i cili po përgatitet të kthehet në Maqedoni”, thonë LSDM.



