LSDM sot zgjedh kryetarin e ri

LSDM sot në zgjedhje të jashtëzakonshme do të zgjedhë kryetarin e ri të partisë. Votimi do të zhvillohet në 77 vendvotime në gjithë vendin, ndërsa të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë rreth 23 anëtarë akreditues.

Në garë për në krye të partisë është ish-ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe deputet aktual, Jovan Despotovski si dhe Aleksandar Bajdevski, ndërsa Sllavjanka Petrovska dje një ditë para zgjedhjeve, tërhoqi kandidaturën e saj.

Në këto zgjedhje do të votojnë 23.373 anëtarë të akredituar të LSDM-së, ndërsa para tre viteve, kur kryetari i partisë u zgjodh Zoran Zaev, në votim morën pjesë 68.999 anëtarë të akredituar.

Kujtojmë se në krye të LSDM-së deri tani kanë qenë Branko Cërvenkovski, Vllado Buçkovski, Radmilla Sheqerinska, Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski./Telegrafi

Lajme të ngjajshme

1 Koment

  1. Việc của bet thủ là chỉ cần đặt cược con số may mắn mà mình dự đoán sẽ trúng với số tiền cược hợp lý. Hệ thống tiến hành quay thưởng và cập nhật ngay sau đó, tỷ lệ thưởng 188v bet có thể lên tới 1 ăn 99. TONY12-11A

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit