Nga LSDM thonë se në koalicionin qeverisës, mbretëron kaosi. Sipas tyre, partia ZNAM nuk ekziston më. Mbeten vetëm dy – Maksim Dimitrievski dhe Goran Minçev.
“OBRM-PDUKM mbështet Minçev, ndërsa Makso kërkon një pozicion më të mirë për veten e tij. Të gjithë e dinë se kanë mbetur vetëm disa muaj për tendera, përpara se Mickoski të shpallë zgjedhje. Situata në OBRM-PDUKM nuk është më e mirë. Ministri i Brendshëm është në konflikt të hapur me ministrat e tjerë. Të gjithë duan të qëndrojnë në karrigen e tyre”.





