LSDM-ja opozitare ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se po e bllokon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendet fqinje po shënojnë përparim në procesin e integrimit.
Sipas LSDM-së, Mali i Zi ka mbyllur 21 nga 33 kapitujt e negociatave dhe synon t’i përfundojë ato këtë vit, ndërsa Shqipëria ka mbyllur një kapitull tjetër.
Opozita pretendon se izolimi i vendit lidhet me mungesën e reformave, interesat politike dhe frikën nga përgjegjësia për korrupsionin dhe keqpërdorimin e fondeve publike.
Nga LSDM-ja kritikojnë gjithashtu vonesat në reformat e drejtësisë dhe mosrealizimin e premtimeve për përparim drejt BE-së, duke paralajmëruar se Maqedonia e Veriut po humb terren ndaj vendeve të rajonit.








