LSDM konteston në Kushtetuese ligjin e ri për punë të brendshme

LSDM dorëzoi iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit të ri për Punë të Brendshme. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Aleksandar Sasha Dimitrieviq, akuzon se me ligjin e ri, i cili është ndryshuar disa herë, qëllimi është partizimi i MPB-së. Njëkohësisht akuzon se profesionistë me 30 vite përvojë, të cilët për dekada kanë ndërtuar karrierë, brenda natës janë degraduar nga pozita drejtuese në ekzekutuesit më të ulët. Sipas tij, sistemi i karrierës është shfuqizuar, shkelen e drejta për punë dhe zgjedhje e lirë e punësimit të garantuara me Kushtetutë.

“Përvoja e punës nuk është më pjesë e pagës bazë, me çka zvogëlohet drejtpërdrejt vlera e të gjitha shtesave si puna jashtë orarit dhe puna e natës. Shfuqizohet shtesa e garantuar për autorizim prej 20% dhe 30%, ndërsa në vend të kësaj, Toshkovski sjell lista të klasifikuara për atë se kush meriton shtesë në pagë”, tha Aleksandar Sasha Dimitrieviq – sekretar i përgjithshëm i LSDM .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit