LSDM kërkon publikimin e raportit për ujin në Gostivar

Advertisement

LSDM kërkon nga Qeveria që menjëherë të publikojë raportin e plotë dhe analizat për ujin në Gostivar, duke kërkuar të bëhet e ditur se cila institucion i ka kryer analizat dhe kush e ka nënshkruar raportin.

Nga LSDM thonë se, pas situatës së krijuar në Gostivar dhe informacioneve të ndryshme të dhëna nga institucionet gjatë javëve të fundit, qytetarët nuk duhet të mbështeten vetëm në deklarata.

Partia opozitare pyet gjithashtu se kush ka miratuar përdorimin e ujit dhe kush garanton me përgjegjësi institucionale se ai është i sigurt për konsum.

“Për shëndetin e qytetarëve duhet të ekzistojë dokument, analizë profesionale, përgjegjësi institucionale dhe nënshkrim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia kërkojnë që raporti i plotë të publikohet, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në rezultatet e analizave dhe të gjitha informacionet lidhur me sigurinë e ujit në Gostivar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit