15.8 C
Skopje
Saturday, April 13, 2024

LSDM: Edhe përkundër bllokadave të VMRO-së kemi progres 81% të kapitujve

Në raportin e KE-së, sipas LSDM-së,  konfirmohet se përkundër bllokadave dhe obstruksioneve të DPMNE-së dhe Mickoskit, Maqedonia vazhdoi t’i përmbush kushtet për vazhdimin e negociatave për anëtarësim në BE, përcjel KlanM.

Progres, sipas LSDM-së, është arritur në 81% të kapitujve dhe nuk ka kthim prapa në asnjë kapitull. Sa i përket gatishmërisë së kapitujve, siç thonë nga LSDM, ka një nivel adekuat të gatishmërisë në 90%.

“Raporti i KE-së tregon qartë se pengesat kryesore për progres janë Mickoski, DPMNE dhe Levica, dhe vlerësimi i gatishmërisë së përgjithshme të vendit për vitin 2023 është ‘nivel i mirë i gatishmërisë’, konstantë që është fakt disa vite prapa. Për dallim nga raportimet katastrofike të kohës së DPMNE-së për një shtet të bllokuar, ndërhyrje të partisë dhe shtetit dhe segmente të shumta me shumë vite regresi, kemi progres drastik.  BE shpalli njëkohësisht paketën për zgjerimin e unionit dhe planin për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor. Vetëm me këtë plan Maqedonia ka në dispozicion një miliardë euro. Duke vazhduar me reformat dhe procesin integrues, pas pesë muajsh do të kemi transferimin e parë nga paketa e re”, thuhet në kumtesën e LSDM-së./KlanMacedonia

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit