Londra është renditur në vendin e parë në raportin ndërkombëtar “World’s Best Cities 2026” nga Resonance Consultancy, duke u shpallur qyteti më i mirë në botë për këtë vit, shkruan KultPlus.
Kryeqyteti britanik është vlerësuar për kombinimin e historisë, kulturës, fuqisë ekonomike dhe jetës urbane dinamike. Monumente si Big Ben, Tower Bridge dhe zona përgjatë lumit Thames vazhdojnë ta bëjnë Londrën një nga destinacionet më të vizituara globalisht.
Raporti thekson se Londra kryeson për përvojën që ofron, ndikimin global dhe energjinë e vazhdueshme që e mban në qendër të vëmendjes botërore edhe në vitin 2026. /KultPlus.com



