Lladrovci: Janë ndalur reshjet, vetëm rruga Drenas-Guri i Plakës mbetet e bllokuar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se situata pas vërshimeve në këtë komunë po shkon drejt stabilizimit, pas ndaljes së reshjeve të shiut.

Në një njoftim drejtuar qytetarëve, Lladrovci ka falënderuar për respektimin e vendimeve të Drejtorisë së Emergjencave dhe Policisë së Kosovës gjatë menaxhimit të situatës.

Ju falënderoj për respektimin e vendimeve të Drejtorisë së Emergjencave dhe Policisë së Kosovës në situatën e vërshimeve”, ka shkruar Lladrovci.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit