11.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

Lista pozitive, nga e hëna shtohen nëntë barnat e reja

Shkup, 12 shtator – Nëntë barnat e reja të shtuara në listën pozitive do të jenë në dispozicion në barnatore prej të hënën, më 16 shtator. Bëhet fjalë për ilaçet për tension, sëmundjet e zemrës, kundër mpiksjes së gjakut, ilaçe për trajtimin e depresionit, si dhe për demencën. Zgjerimi u paralajmërua që në gusht, kur u tha se listës i janë shtuar 9 ilaçe të reja gjenerike, duke bërë 87 barna në emra dhe forma të ndryshme. Çdo dozë e nëntë barnave gjenerike nga çdo prodhues do të mbulohet nga Fondi Shëndetësor për pacientët.

“Sa i përket barnave do të shtohet ajo që qytetarët kanë më shumë nevojë, e cila do të ulte shpenzimet e pacientëve tanë. Unë mendoj se Komisioni ka punuar relativisht mirë, ne do të ulemi të bisedojmë me ta dhe të zgjedhim ilaçet që janë më të nevojshme. Nuk dua të premtoj sa ilaçe të tjera, por shpresoj që për 3,4 muaj të kemi një mbushje me 1,2 apo 3 ilaçe. Shpresoj që zgjerimi i radhës të jetë pas Vitit të Ri.”, – kumtoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Tridhjetë për qind të buxhetit familjar pensionistja Viktoria Hristovska dhe bashkëshorti i saj i shpenzojnë në barnatore. Ata thonë se terapia duhet të jetë falas.

“Është mirë që Qeveria vendosi të gjejë ilaçe, të ulë çmimet. Ja p.sh. burri im është i sëmurë dhe ne blejmë ilaçe 60-70, 1.200 denarë ilaçe dhe me një pension, a e dini se sa vështirë është me këto shpenzime!?”, – u shpreh pensionistja, Viktoria Hristovska.

Përfaqësuesi i diabetikëve në vend, Dime Velev, thotë se ai dhe pacientët me diabet kanë nevojë urgjente për barnat e reja që prej të hënën pritet të jenë në listën pozitive.

“Ndërrohet e tërë lista e ilaçeve, duke shtuar terapi të reja inovative, terapi që i kemi propozuar, praktika klinike që përdoren në botë e në rajon. Qeveria në këtë mënyrë edhe do të kursejë, por para së gjithash ne do të jemi më të shëndetshëm.”, – theksoi përfaqësuesi i diabetikëve në vend, Dime Velev.

Mjekët amë propozojnë edhe barna tjera të cilat medoemos duhet të përfshihen në zgjerimin e radhës të listës pozitive.

“Mendoj se në të ardhmen do të duhet të jetë në konsideratë ata që janë me dy-tre terapi, pacientët tanë që përdorin ilaçe për uljen e tensionit të gjakut.”, – deklaroi kryetarja e Shoqatës për barna private, Lilija Çollakova Dervishova.

Mjekët amë janë në pritje të udhëzimeve nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor se cilat ilaçe mund t’i përshkruajnë dhe për cilat do të kërkohet rekomandim i një specialisti.

“Ky nivel i rritjes së listës së ilaçeve do të duhet patjetër të bëhet përmes procesit të rritjes së kontrollit të përdorimit të ilaçeve.”, – theksoi drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Lekovski.

Pacientët që përdorin antikoagulantë, terapi për tensionin e lartë dhe yndyrën e lartë të gjakut, ilaçe kundër depresionit, si dhe terapi për trajtimin e demencës, në llogarinë e Fondit të Shëndetësisë do të kenë në dispozicion gjithsej 87 ilaçe të reja.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit