15.8 C
Skopje
Wednesday, May 15, 2024

“LISTA E ZEZË” Amerikane pritet të zgjerohet me emra tjerë, kush e ka radhën?

“Lista e Zezë” e SHBA-ve pritet të përfshijë emra të rinj të politikanëve dhe zyrtarëve nga Maqedonia e Veriut.

Burime jozyrtare për INA thonë se në listën e re priten figura publike të zyrtarëve të përfshirë në korrupsion të madh.

Jozyrtarisht spekulohet se gradualisht do të publikohen emra, duke përfshirë politikanë të korruptuar si ministra dhe ish-ministra, kryetar dhe ish-kryetar komunash, prokurorë, gjykatës dhe biznesmenë.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angel Aggeler vazhdimisht ka paralajmëruar se në listën e zezë në vazhdimësi do të ketë përfshirje të emrave të tjerë, por se sipas saj, porcesi i shpalljes është shumë delikat dhe do kujdes maksimal, duke grumbulluar të gjitha informacionet dhe faktet e duhura, për të cilat punojnë ekipe profesionistësh.

“Do të vijojnë disa emërtime të tjera, por është fakt se përpjekjet tona dhe sanksionet tona nuk mund ta përmirësojnë epideminë e korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në fund të fundit, u mbetet funksionarëve dhe qytetarëve të këtij vendi që të kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshime”, kishte nënvizuar ambasadorja Aggeler në një nga porositë e saj në platformën X.

Një ekip për sanksione nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 6 dhjetor 2022 ka qëndruar në Maqedoninë e Veriut për të hetuar funksionarët dhe ish-funksionarët e dyshuar për korrupsion.

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, atëbotë kishte thënë se ky ekip do të “do të ndërmarrë një qasje më agresive për aktorët e korruptuar, si ata në të kaluarën dhe ata aktualë”.

Në prill të vitit 2022, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj shtatë personave, që u thanë se kanë qenë të përfshirë në vepra korruptive, ku në mesin e tyre ishin edhe ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, dhe ish-drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallkov. Së fundi pjesë e listës së zezë u bë kandidati për president dhe kryetari i komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski nga partia GROM si dhe ish-kryeprokurorja speciale, Katica Jaeva. Kohë më parë në këtë listë u përfshinë edhe ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Qeverinë Zaev, Koço Angjushev, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni Jordanço Kamçev.(INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit