12.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Lista e zezë amerikane do të pasurohet me emra të rinj!

Shkup, 7 gusht – Pas një pushimi të shkurt lista e zezë amerikane do të vazhdojë të rifreskohet me emra të rinj. E kjo është konfirmuar nga vetë ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler, e cila tha se ka një sërë emrash për të zgjedhur, aktualisht emrat janë duke u shqyrtuar, rastet janë duke u shqyrtuar, situata po monitorohet në përgjithësi. Por, kush do të jenë emrat e radhës që do të futen në këtë listë të quajtur të zezë e që në fakt pastron dhe bardhos skenën politike nga njerëz që kanë zhvilluar veprimtari të errët, shkruan Zhurnal.

Aggeler me paralajmërim të qartë: lista e zezë do të zgjerohet –

Ambasadorja amerikane Angela Ageler iu përgjigj edhe një pyetjeje për një përditësim të mundshëm të “listës së zezë” amerikane me persona të rinj, ajo përmendi se është një proces i vazhdueshëm, por nuk mund të thotë konkretisht se kur përbërja do të zgjerohej në atë listë.

“E ashtuquajtura “lista e zezë” është diçka që bëhet sipas ligjeve tona. Është një listë, e cila është dinamike, organike, e cila vazhdimisht po pëson ndryshime. Ka një sërë emrash për të zgjedhur, aktualisht emrat janë duke u shqyrtuar, rastet janë duke u shqyrtuar, situata po monitorohet në përgjithësi, tha Ageler, por theksoi se është një proces i vazhdueshëm pa një datë të caktuar se kur do të ndodhë.

Nga qershori i kaluar e deri para zgjedhjeve, kryetari i Komunës së Strugës nga BDI Ramiz Merko, biznesmeni Koço Angjushev, Orce Kamçev, nëna e tij Ratka, disa kompani të Kamçevit, Sergej Samsonenko dhe gruaja e tij Irina, kryetari i Karposhit Stevçe Jakimovski, ish. prokurorja publike speciale Katica Janeva.

Disa prej të treguarve së bashku me familjet e tyre u ndaluan të hyjnë në SHBA (Merko, Angyushev, Jakimovski, Janeva), ndërsa disa morën sanksione ekonomike për shkak të ndikimit në drejtësi (Kamçevi dhe Samsonenko) ose për shkak të korrupsionit dhe përçarjes së proceseve demokratike (Sasho Mijalkov dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski të cilët ishin të shënuar dhe në listën e zezë disa vite më parë).

Edhe malazezi Miodrag Davidovic Daka ishte në listën e zezë për ndikimin dhe korrupsionin rus në Mal të Zi, i cili u përpoq të bënte një investim në Maqedoni në kohën e kryeministrit Zaev.

Politikanë nga rajoni të njëjtë me këto të Maqedonisë së Veriut, edhe në listë të zezë edhe në skenë-

Nga Kosova, pos ish- komandantit të përgjithshëm të UÇK-së, Azem Sylës, ish deputet i PDK-së, në listën e Zezë të SHBA-së, është edhe ish- komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, ish kryetar i Komunës së Skenderajt, anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht në Hagë, Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, Rrustem Mustafa, deputet i PDK-së, Fatmir Limaj, kryetar i Nismës për Kosovën, Haradin Balaj, Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit edhe shumë emra të tjerë. Por, edhe këto emra ngjashëm sikurse këta të Maqedonisë së Veriut kanë vazhduar veprimtarinë e tyre pa hasur në asnjë pengesë për faktin se janë në listë të zezë.

Në maj të vitit 2021, ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha u shpall ‘persona non grata’ (person i padëshiruar) për shkak të, siç tha Uashingtoni, përfshirjes në korrupsion të gjerë. Kjo shkaktoi në bujë të madhe në vend, rajon dhe në Evropë, por që Berisha ishte i vendosur që do ta dëshmonte se ky vendim është i padrejtë ndaj tij. Pra, edhe duke qenë në listë të zezë dhe në moshë të shtyrë arriti që të shkaktojë “revolucion opozitarë” në Shqipëri, duke e marrë sërish timonin e PD-së dhe duke u shndërruar në një lider opozitar që do t’i qëndrojë ballë kryeministrit Rama.

Ndërkaq, më 5 janar 2022, SHBA-ja zgjeroi sanksionet ndaj anëtarit serb të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, për përfshirje në korrupsion dhe minimin e stabilitetit të Bosnjës dhe rajonit.

Të fundit që janë futur në listën e zezë janë nga Maqedonia e Veriut, kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko, dhe Koço Angjushev ish zëvendës kryeministër për Çështje ekonomike.

Megjithatë, fokusi i SHBA-së dhe BE-së është pastrimi i Ballkanit Perëndimor nga njerëz të korruptuar, e kjo mbase nuk do të bëhet vetëm me futjen e tyre në listë të zezë por do të duhen edhe veprime tjera që do të ndalojnë veprimtarinë e tyre të zezë. Pasi me këtë avaz pothuajse të gjithë politikanët që po futen në listë të zezë po vazhdojnë me aktivitet e tyre për të siguruar një të ardhme “të bardhë”. E pas këtyre ndryshimeve të fundit kjo e ardhmja e tyre e bardhë mbetet pjesë e historisë sepse do të merret bazë për sanksionimin e tyre. /Zhurnal.mk

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit