Lisjeta Thaqi shkruan histori, Kosova në majet e paragllajdit

Një kapitull i artë po hapet në sportin ajror të Kosovës, shkruan KultPlus.

Pilotja Lisjeta Thaqi është renditur numër 1 në botë në kategorinë e femrave në paragllajd të precizionit, duke e ngjitur Kosovën në majën e renditjes ndërkombëtare.

Ky sukses historik vjen nën drejtimin e trajnerit Fanol Shala, rekordmen botëror dhe evropian, i cili ka ndërtuar një ekip kampionësh me përkushtim dhe vizion.

Nën ombrellën e Federatës Aeronautike të Kosovës, ky rezultat konfirmon se Kosova është tashmë një emër serioz në skenën botërore të paragllajdit. /KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit