“Liria ka Emër”: Presim mbi 200 mijë pjesëmarrës më 17 shkurt, marshi më i madhi në historinë e Kosovës

Platforma qytetare “Liria ka Emër”, përmes përfaqësuesve të saj Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, mbajti sot konferencën e fundit për media para marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

vërtetën.

“Kur një popull ngrihet në mënyrë paqësore për të kërkuar drejtësi, ai nuk e dobëson shtetin e tij – ai e forcon atë. Kur qytetarët bashkohen pa dallime, ata krijojnë vetëdije,” theksoi Tasholli.

Platforma “Liria ka Emër” u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që më 17 shkurt të dalin në shesh me familjet e tyre, në një marsh të qetë, dinjitoz dhe gjithëpërfshirës.

“Gjithçka është gati. Faleminderit për mbështetjen masive, përfshirë edhe mediat që kanë ndjekur dhe përcjellë këtë mobilizim qytetar. Shihemi më 17 shkurt”, tha ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit