12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Liqeni i Treskës, atraksioni i dikurshëm turistik është lënë tërësisht pas dore

Rrugës e cila të dërgon drejt ish liqenit të Treskës, na pritën deponitë jolegale. Mbeturinat ishin të shumta

Liqeni i Treskës dikur vizitohej nga mijëra qytetarë të Shkupit por edhe turistë të huaj ndërsa tani ky liqen ka mbetur vetëm si një gropë e madhe në mes të komunës së Sarajit.

Dhe duke qenë se ky vend ka kohë që nuk shfrytëzohet nga njerëzit, atë e kishin “pushtuar” kafshët.

Sipas kryetarit të Komunës së Sarajit, Iljas Veseli, kompetencat dhe përgjegjësitë për zonën e liqenit Treska i takojnë Agjencisë për Promovim dhe Përkrahje të Turizmit ndërsa nga atje ende presin përgjigje se çfarë do të vendoset me fatin e këtij lokaliteti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit