5.8 C
Skopje
Friday, October 3, 2025

Limani prezanton “Urën e Harmonisë”, një projekt i ri mbi lumin Vardar

Në një mbrëmje festive në zemër të Gostivarit, kryetari aktual i Komunës dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, prezantoi para qytetarëve projektet kryesore të platformës së tij zgjedhore. Ngjarja u zhvillua në praninë e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, bartësit të listës Valdet Xhaferi, deputetit Talat Xhaferi, kandidatëve për këshill komunal dhe përfaqësuesve të tjerë të strukturave partiake.

Në qendër të prezantimit ishte një projekt madhor – ndërtimi i një ure të re mbi lumin Vardar, e pagëzuar me emrin “Ura e Harmonisë”. Sipas Limanit, kjo vepër do të jetë një simbol i unitetit, zhvillimit urban dhe frymës evropiane që ai synon t’i japë qytetit.

“Bëhet fjalë për një vepër arkitektonike moderne, të konceptuar me standarde inxhinierike bashkëkohore. Ura e Harmonisë do të jetë një pasqyrë e vlerave të qytetarëve të Gostivarit. Uroj që të jemi së bashku në ditën kur do ta inaugurojmë”, u shpreh Limani.

Ai shtoi se ky investim do të kontribuojë jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në identitetin urban të Gostivarit, duke lënë gjurmë të qëndrueshme për brezat që vijnë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit