9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Limani: Përpjekja jonë e përbashkët është shoqëri në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, mori pjesë në promovimin e Strategjisë për Bashkëpunim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) me Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila ka kornizë pesëvjeçare (2026–2030) dhe përfaqëson përkufizim të bashkëpunimit të partneritetit të OBSH-së me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Strategjia është hartuar që t’i mbështesë drejtpërdrejt objektivat kombëtare shëndetësore, detyrimet për anëtarësim në BE, si dhe objektivat globale për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara. Misioni i saj kryesor është transformimi i sistemit shëndetësor në një sistem të qëndrueshëm, të barabartë dhe tejet efikas, me çka sërish do të rivendoset besueshmëria publike dhe do të përmirësohen rezultatet shëndetësore për të gjithë qytetarët.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve është një nga ministritë kryesore të përfshira në krijimin dhe në zbatimin e Strategjisë, veçanërisht në pjesën e mbështetjes së të rinjve dhe të grupeve të cenuara.

“Sot po flasim për përpjekjen tonë të përbashkët që të ndërtojmë një shoqëri, në të cilën shëndeti dhe mbrojtja sociale “shkojnë dorë për dore”. Politikat tona synojnë luftimin e varfërisë dhe të përjashtimit social, me qëllim të qartë – askush nuk duhet të lihet mënjanë” – theksoi Limani.

Ai i potencoi të katër pikat e veprimit, të cilat i përfshijnë: viktimat e dhunës, të cilave u nevojitet mbështetje sistemike, profesionale dhe dinjitoze, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe përpjekjet për zhvillim të standardeve për kujdes të integruar shëndetësor dhe social, politikën demografike me fokus te familjet dhe të rinjtë, si dhe promovimin e shëndetit

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit