5.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Limaj shkruan për vdekjen e Nanos: Ikonë e politikës shqiptare

Për vdekjen e ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, ka reaguar edhe i pari i Nismës, Fatmir Limaj.

Limaj e cilësoi Nanon si ikonë të politikës shqiptare, e që sipas tij, ai i shërbeu me përkushtim demokracisë dhe mirëqenies së shqiptarëve në tërësi.

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Kryeministrit Fatos Nano! Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Kryeministrit Fatos Nano, ikonë e politikës shqiptare që shërbeu me përkushtim demokracisë dhe mirëqenies së shqiptarëve në tërësi”.

“Pa kontributin e Kryeministrit Nano, as Shqipëria dhe as pozita e shqiptarëve në Kosovë e në rajon nuk do të ishin ato që janë sot. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit dhe mbarë politikën shqiptare. Familja humbi njeriun e zemrës, ndërsa Shqipëria humbi një burrë shteteras. Lamtumirë, Kryeministër!”, ka shkruar Limaj në Facebook.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit