10.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Luan Ramadani denoncon nepotizmin në Likovë: 23 familjarë të kryetarit të punësuar, qytetarët jashtë mundësive

Luan Ramadani, kandidat për këshilltar në komunën e Likovës, ka denoncuar një skemë të gjerë nepotizmi të udhëhequr nga kryetari aktual i komunës, Erkan Arifi. Sipas Ramadanit, mbi 23 anëtarë të familjes së kryetarit janë punësuar në institucione publike, duke ngushtuar mundësitë për qytetarët meritorë.

“Ndërkohë që fëmijët e disa dëshmorëve janë shpërngulur jashtë vendit për të kërkuar një jetë më të mirë, komuna ka siguruar vende pune vetëm për familjarët e kryetarit,” tha Ramadani, duke e cilësuar këtë si një veprim të padrejtë dhe çnjerëzor.

Ai ka listuar disa nga rastet konkrete të punësimeve nepotike, përfshirë kushërinj dhe nusër të kryetarit në shkolla, çerdhe, stacione policore dhe institucione tjera publike.

“Ky është një pashallëk familjar që përfundon më 19 tetor. Me Nexhmedin Sadikun dhe ne, komuna do t’u kthehet qytetarëve. Do të sigurojmë transparencë totale në shpalljet për punësime dhe do të krijojmë një komision të pavarur rekrutimi për të garantuar që vendet e punës t’u takojnë atyre që e meritojnë, jo kushërinjve të kryetarit,” tha Ramadani.

Ai ftoi qytetarët e Likovës që të mbështesin ndryshimin më 19 tetor, për të garantuar zhvillim, ujë të pijshëm, mirëqenie dhe infrastrukturë për të gjithë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit