Ligji i ri për prokurorinë publike sot në seancë qeveritare

Ligji i ri për prokurorinë publike forcon kriteret për përzgjedhjen, vlerësimin, përgjegjësinë disiplinore dhe shkarkimin e prokurorëve publikë, me qëllim avancimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e detyrimeve të Agjendës së reformës, informon Ministria e Drejtësisë.

Komisioni i Venecias siç u theksua, dha një mendim të lartë për Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë dhe Ligjin për prokurorinë publike, me çka disa nga rekomandimet i referohen ndryshimeve kushtetuese, siç është zgjedhja e prokurorit publik republikan me shumicë prej dy të tretash. Ministria shpjegon se këto rekomandime nuk mund të zbatohen në këtë fazë, pasi ato janë të përcaktuara në bazë të kushtetutës.

Ligji për prokurorinë publike pritet të shqyrtohet sot në seancë qeveritare dhe deri në fund të kësaj ose javës tjetër nga Këshilli i Prokurorëve publikë i cili do të përmbushë një hap nga Agjenda e reformës në fushën e sundimit të ligjit dhe vlerave themelore.

Ministria e Drejtësisë thekson se ky është një ligj krejtësisht i ri me një procedurë të përcaktuar qartë dhe transparente për zgjedhjen e një prokurori publik republikan. Kandidatët do të paraqesin biografi dhe programe pune që do të shpallen publikisht dhe Këshilli i prokurorëve publikë do të japë një mendim pozitiv për kandidatët e duhur.

Ndryshimet ligjore parashikojnë vlerësim të rregullt të prokurorëve publikë çdo tre vjet, në vend të katër viteve të mëparshme. Nëse një prokuror merr vlerësim negativ, vlerësim i jashtëzakonshëm do të pasojë pas një viti, derisa një vlerësim i përsëritur negativ do të jetë bazë për shkarkim.

Në pjesën e përgjegjësisë disiplinore, vendoset një gradacion i shkeljeve disiplinore – të lehta, të rënda dhe më të rënda, ku vetëm ato më të rëndat janë bazë për shkarkim. Procedurat disiplinore do të jenë publike dhe do të zhvillohen në dy instanca – në rastin e parë para Komisionit dhe në rastin e dytë para Këshillit të prokurorëve publikë.

Risi është futja e bazës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit të prokurorëve publikë. Sa i përket financave, ligji e mban buxhetin për prokurorinë publike në 0.4 për qind të buxhetit të shtetit, me mekanizëm që do të sigurojë që kjo dispozitë të zbatohet realisht.

Nga ministria e Drejtësisë paralajmëruan se në platformën në RVNE (ENER) do të publikohen ligjet për faljen, lirimin me kusht, Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, si dhe shoqatat dhe fondacionet.

Ligji për faljen, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, heq mundësinë e faljes, ose falje para një vendimi përfundimtar gjyqësor, ndërsa Ligji për Shoqatat dhe Fondacionet parashikon regjistrimin e detyrueshëm të shoqatave.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit