Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 85-të, ndërsa në rend të ditës janë Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, e propozuar nga deputetët qeveritar dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogën minimale, e propozuar nga opozita. Të dy ligjet duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.
Me ndryshimet e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje, të dorëzuara nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni, propozojnë pesë vjet shtesë për legalizimin e objekteve të ndërtuara paleje, gjegjësisht vazhdimin e periudhës së vlefshmërisë së tij – në vend të 15, ligji të vlej gjithsej 20 vjet – deri më 3 mars të vitit 2031.
Siç shpjegoi deputeti, Bojan Stojanovski, në një konferencë për shtyp javën e kaluar, qëllimi është që qytetarët të mos mbeten me statuse të pazgjidhura për shtëpitë e tyre për shkak të pengesave administrative ose procedurave të ngadalta.
“Shumë nga qytetarët tanë kanë ngecur në labirintin e mosmarrëveshjeve ligjore për vite me radhë për marrëdhënie pronësore,gjegjësisht procedura të ndryshme apo çështje të mëparshme që nuk kanë qenë për fajin e tyre. Ligji aktual parashikonte një afat vlefshmërie deri më 3 mars të vitit 2026, që do të thoshte se mijëra raste, të cilat janë në procedurë, do të përfundonin me forcën e ligjit në fazën në të cilën ato gjenden”, tha Stojanovski.
Me ndryshimet e ligjit ofrojnë siguri ligjore për komunat si organe kompetente për të përfunduar ligjërisht të gjitha procedurat që tashmë janë filluar. Ky ndryshim nuk parashikon ndonjë kërkesë të re, por është ekskluzivisht në shërbim të atyre qytetarëve që kanë dorëzuar tashmë dokumentacion dhe kanë pritur me vite për certifikatën e pronësisë së tyre.
“Kjo iniciativë vjen si përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesës së Këshillit Drejtues të BNJVL-së dhe komunave që përballen me probleme reale në terren çdo ditë. Kjo zgjidhje ligjore nuk shkakton asnjë implikim shtesë financiar për buxhetin e shtetit dhe do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në “Gazetën Zyrtare” në mënyrë që të mos ketë asnjë vakum ligjor”, potencoi Stojanovski.
Me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrogën minimale, megjithatë, i paraqitur nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicioni, propozon që paga minimale në vend të jetë 600 euro.
Siç e shpjegoi dje deputetja Jovana Trençevska, ky ligj është një përgjigje reale ndaj kërkesave të sindikatave dhe punëtorëve.
“Ne jemi dëshmitarë se për të jetuar, punëtorët detyrohen të protestojnë në rrugë. Për shkak që gjendja e tyre e vështirë është jeta e përditshme, ata nuk mund t’i paguajnë faturat dhe të sigurojnë ushqim për familjet e tyre”, tha Trençevska.
Sipas LSDM-së, shpjegimi i Qeverisë se nuk ka para për një pagë minimale prej 600 euro nuk është i vlefshëm, dhe u bën thirrje të gjithë deputetëve, veçanërisht nga shumica qeveritare, që ta mbështesin ligjin dhe ta votojnë atë.
Para deputetëve në seancën e sotme është edhe Propozim-rezoluta për respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë në gjykimin ndërkombëtar kundër Ish-anëtarëve të Institucioneve në Republikën e Kosovës, e parashtruar nga BDI-ja.
Në Kuvend sot do të mbajnë fjalim edhe Komisioni për Transport, Transformim Dixhital, Mjedisit Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor dhe Komisioni ligjvënës-juridik.



