Ekipet e Ligës Saudite janë vënë në lëvizje për të sjellë në Arabi portierin e Man. Sitit, brazilianin Ederson. Portieri 30-vjeçar ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës së trajnerit Pep Guardiola, që kur ka ardhur në qershor 2017 nga Benfika. Në 7 sezonet që luan në “Etihad Stadium”, ai ka fituar 6 tituj në Premier Ligw. 17 trofe në total.
Këtë sezon, ai ka patur disa dëmtime dhe është zëvendësuar nga Ortega, siç ndodhi edhe në ndeshjen e vendimtare ndaj Totenhamit. Gjithsesi, vështirë se trajneri Pep Guardiola heq dorë nga një prej lojtarëve të tij të paprekshëm