10.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Lëvizja Demokratike hedh poshtë çdo spekulim për bashkëpunim me BDI

Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj bashkëpunimi me një parti të zhytur në korrupsion, reagoi Lëvizja Demokratike pas spekulimeve të bashkpunimit mes tyre dhe BDI.

“Ne jemi të vendosur se çdo lidhje me një parti që është e përfshirë në aktivitete korruptive dhe që ka shndërruar shtetin në një mjet për pasurim personal është e papranueshme”- shtoi LD pas vendosjes së krerëve të BDI në listën e zezë nga SHBA-të.

“LD mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për një politikë të pastër, të pakorruptuar dhe në shërbim të qytetarëve,” theksoi LD./ora24.tv

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit