16.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

Lëvizja BESA themelon nëndegën e re në Dobërdoll të Vrapçishtit

Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe riorganizimit të brendshëm, Lëvizja BESA ka themeluar sot nëndegën e saj në fshatin Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit.
Ngjarja u zhvillua në prani të Sekretarit Organizativ dhe deputetit Adnan Azizi, zv. sekretarit gjeneral të Qeverisë, Hasim Murtezani, si dhe eksponentëve të tjerë partiakë lokalë.

Delegatët e pranishëm zgjodhën me unanimitet Visar Baftiun si kryetar të kësaj nëndege të re. Struktura e sapoformuar u përshëndet me urime për punë të mbarë dhe sukses në realizimin e synimeve politike dhe organizative të partisë në këtë rajon.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit