9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Lëvizja “Arbëria” dënon ashpër sulmin ndaj ekipit të tv Alsat

 Lëvizja “Arbëria” shpreh indinjatën më të thellë dhe dënon me vendosmëri sulmin fizik ndaj ekipit të televizionit kombëtar Alsat, gazetarit Avni Tahiri dhe kameramanit Shenoll Hajredini, gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale. Aktet e dhunës ndaj gazetarëve janë një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias dhe shoqërisë në tërësi. Sulmi brutal, shkatërrimi i pajisjeve dhe tentimi për të ndaluar dokumentimin e së vërtetës është i papranueshëm. Arrestimi i sulmuesit duhet të pasohet me hetim të plotë, ndjekje penale dhe dënim proporcional me veprën, në përputhje me ndryshimet e fundit në Kodin Penal që e trajtojnë sulmin ndaj gazetarëve si vepër serioze penale. U bëjmë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të garantojnë siguri të plotë për të gjithë punonjësit e medias. Liria e shprehjes dhe e informimit mbrohet vetëm me masa konkrete dhe ndëshkime ndaj dhunuesve. Lëvizja “Arbëria” mbështet fuqishëm gazetarët dhe mediat e pavarura në misionin e tyre për të mbrojtur të vërtetën dhe interesin publik. Nëse preket një gazetar, preket demokracia.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit