Shkup, 4 shtator – Një shkupjane ka marrë lëndime të rënda ndërsa po hynte në ashensor në ndërtesën e RTVM-së.
“Dje në orën 11:20 në Sektorin për Punë të Brendshme – nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se tek ata ishte sjellë E.T., një grua 52-vjeçare nga Shkupi, e cila kishte marrë lëndime të rënda gjatë hyrjes në një ashensor në ndërtesën e RTVM-së”, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Për rastin është njoftuar inspektori i punës.