21.8 C
Skopje
Friday, September 26, 2025

Ledion Liço, pas lajmit tragjik për vëllain e Gjestit: I kobshëm për një familje që pak muaj më parë gëzonte

Lajmi për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit, fituesit të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, ka tronditur publikun dhe shumë figura të njohura të ekranit shqiptar.

Ndër ta ka qenë edhe Ledion Liço, drejtuesi i spektaklit, i cili ka ndarë një mesazh ngushëllimi në rrjetin e tij social Instagram.

“I trishtuar nga ky lajm. I kobshëm, për një familje të bukur që pak muaj më parë gëzonte. Bëhuni të fortë, atë do donte dhe engjëlli juaj!”, ka shkruar Liço, duke i shoqëruar fjalët e tij me një zemër të bardhë.

Ky reagim i ngrohtë i moderatori vjen si një shprehje solidariteti ndaj dhimbjes së madhe që ka përfshirë familjen e Gjestit.

Në këtë mënyrë, Liço u ka qëndruar pranë ish-banorit të BBVA dhe familjarëve të tij, duke u dërguar mesazhin e forcës dhe kurajos për të përballuar këtë humbje të rëndë.

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit