“Me sa duket, Bullgaria i ka premtuar Maqedonisë se do të hapë hapësirën e saj ajrore, nëse kjo ndodh, atëherë ne do të jemi atje. Le të shohim”, tha Lavrov në një konferencë në Moskë.
Ai theksoi se tashmë kishte disa kërkesa për takime, duke përfshirë edhe zyrtarë perëndimorë.
“Nëse dikush na afrohet, ne kurrë nuk ikim apo fshihemi”, shtoi shefi i diplomacisë ruse.
Paraprakisht, Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të heqë ndalimin e fluturimit për avionin rus që do të lejonte delegacionin rus, duke përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, të zbarkonte në Shkup, pasi Ministria e Mbrojtjes dhe e Punëve të Jashtme kishin dhënë më parë miratimi për fluturimin dhe uljen.





