Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM). Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



