Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa këtë mëngjes, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
“Nuk ka vonesa më të gjata në pikat kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga LAMM.
Ndërkohë raportohet se dukshmëria në Demir Kapi është zvogëluar në 50 metra për shkak të mjegullës.
Vozitësit këshillohen të adaptojnë shpejtësinë e tyre, të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të ngasin me kujdes, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.






