Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës deri në 50 metra vërehet në afërsi të Gjevgjelisë, deri në 100 metra në Strumicë, Negotinë dhe Saramzalinë dhe deri në 150 metra në Demir Kapi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.



