4.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Kasami dhe Qamili futboll me rininë: Të bashkuar mund ta fitojmë ndeshjen e madhe për Tetovën

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshillin e Tetovës kanë zhvilluar një ndeshje futbolli me të rinjët

Në një postim publik Kasami ka theksuar rëndësinë e sportit si shembull i funksionimit të një ekipi, duke nënvizuar vlerat e besimit, bashkëpunimit dhe vullnetit për fitore.

Ai premtoi se Tetova do të ketë më shumë investime në sport dhe hapësira të reja për të rinjtë, që ata të zhvillojnë talentin dhe energjinë e tyre. “Rinia jonë është garancia e së ardhmes”, u shpreh Kasami.

Në prag të zgjedhjeve lokale, ai e cilësoi bashkimin si çelës për “ndeshjen e madhe për Tetovën”. Sipas tij, vetëm me një ekip të fortë, vizion të qartë dhe mbështetjen e qytetarëve, Tetova mund të ecë drejt një fitoreje të sigurt.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit