Sonte, në orën 21:00, në Ladorisht, tek ish kafja e Neshit, kandidati i pavarur për qytetin e Strugës, Mendi Qyra, do të hapë zyrtarisht shtabin e tij zgjedhor.
“Ky është një moment krenarie dhe vendosmërie për të filluar një kapitull të ri për Strugën dhe rrethinën. Ju ftoj të gjithëve të vini, të bashkoheni, të ndani idetë dhe shqetësimet tuaja. Vetëm me zërin dhe mbështetjen e secilit prej jush mund ta sjellim ndryshimin që qyteti ynë ka pritur prej kohësh,” – ka theksuar Qyra.
Ngjarja pritet të mbledhë shumë qytetarë, duke shënuar fillimin e një fushate që synon transparencë, ndershmëri dhe menaxhim të drejtë të komunës së Strugës.
🕒 Ora: 21:00
📍 Vendndodhja: Ladorisht, tek ish kafja e Neshit
👉 Përcjell ora24.tv